ShBA - Panairi Wizard World Comic Con hap dyert për vizitorët

Chicago mirëpret njërin prej panaireve më të larmishme në botë.

ShBA - Panairi Wizard World Comic Con hap dyert për vizitorët

Hapet në Chicago panairi Wizard World Comic Con, i cili njihet si njëri prej aktiviteteve më të larmishme të SHBA-ve. 

Aktiviteti i cili organizohet tradicionalisht nga viti 1972 hapi dyert e tij për vizitorët në njërën prej zonave më të mëdha të panaireve të Chicago-s në qendrën e Kongresit Donald E. Stephens. 

Në panair tërhoqën vëmendje kostume dhe grime të shumëngjyrshme. Në aktivitet u hapën stendat e filmave vizatimorë, animacioneve grafike, video lojërave, filmave dhe televizionit. 

Panairi i cili pritet të vizitohet nga mijëra persona, do të përfundojë më 27 gusht.



Lajme të ngjashme