Muzeu Kombëtar në Taipei, një prej muzeve më të mëdha të botës

Muzeu i ndërtuar në shpatet e maleve me qëllim mbrojtjen e thesareve historike përmban një koleksion të më shumë se 700 mijë pjesëve antike.

Muzeu Kombëtar në Taipei, një prej muzeve më të mëdha të botës

Pallati i muzeut Kombëtar në qytetin Taipei të Tajvanit me koleksionin e tij të përbërë nga afërsisht 700 mijë vepra konsiderohet si një prej muzeve më të mëdha në botë.

Muzeu i ndërtuar në shpatet e maleve me qëllim mbrojtjen e thesareve historike dhe ekspozimin e dhjetëra mijëra veprave brenda tij, përmban një koleksion të më shumë se 700 mijë pjesëve antike të cilat janë shembuj që nga gurët Jade e deri tek sendet e përdorura nga njerëzit e parë në Lindjen e Largët, si dhe deri tek sendet personale të perandorit kinez që hedhin dritë mbi historinë e Lindjes së Largët 5000 vjeçare.

Një nga karakteristikat më të mëdha të muzeut është se shumica e veprave janë fshehur në bodrumet e malit Yangming, ku ndodhet ndërtesa e muzeut. Ndërsa muzeu është i shpërndarë në një sipërfaqe prej 9 mijë metra katrorë, bodrumet mbulojnë një zonë shumë më të madhe. 

Sendet të cilat vetëm një pjesë e vogël e tyre ekspozohen dhe ku pjesa tjetër e mbetur mbahen brenda malit, hedhin dritë mbi historinë mijëravjeçare kineze.

Teksa veprat prej qeramike, porcelani, kaligrafi dhe librat ndërrohem një herë në muaj me shembujt e tjerë, theksohet se gurët Jade, sendet e tjera me vlerë si xhevahire dhe disa sende prej porcelani ndërrohen një herë në 6 muaj.

Është e pamundur që të shikohen në një herë të vetme veprat në muzeun ku dynden vizitorët që dëshirojnë të eksplorojnë historinë e Kinës, të kuptojnë mënyrën e jetesës së perandorit dhe të informohen rreth jetës, kulturës dhe letërsisë së asaj periudhe.

Për të vëzhguar të gjitha veprat duhet të vizitosh shpeshherë muzeun.

Për koleksionin e përbërë nga më shumë se 700 mijë pjesë në muze krahas studiuesve ai tërheq edhe një vëmendje të madhe të turistëve. Muzeu i cili konsiderohet si një prej muzeve të pakët të botës me arkivin e pasur, vizitohet çdo vit nga afërsisht 5 milionë persona. 

Përpara luftës së brendshme në Kinë, muzeu me humbjen e luftës së brendshme të Çiang Kay Shek dhe me dërgimin e veprave të palëve u ndërtua në Tajvan. 

Veprat pas përpjekjeve disa vjeçare duke u rrëmbyer nga pjesa kryesore e Kinës u sollën në Tajvan. Për këtë arsye tërheq vëmendjen se janë preferuar vepra të cilat transportohen më lehtë. 

Muzeu i cili përmban shumicën e veprave të rralla të botës u hap në vitin 1965. Bëhet e ditur se 99 për qind e veprave të cilësuara nga ekspertët "shumë të çmueshme" janë sjellë nga qyteti i ndaluar në Pekin. 

Ndër të tjera në muze tërheqin vëmendjen veprat mbi të cilat ndodhen shkrime në gjuhën arabe që i përkasin dinastisë Ming, në periudhën ku muslimanëve kinezë (Hui) iu caktuan detyra të rëndësishme dhe gjithashtu në një periudhë ku muslimanët kishin një ndikim intensiv në Kinë. (AA)



Lajme të ngjashme