Filmi turk “Ayla” kandidat për Oscar

Komisioni prej 17 vetë ka zgjedhur filmin me titullin “Ayla” të regjisorit Can Ulkay si kandidat për të përfaqësues Turqinë në Kategorinë e Filmit më të Mirë në Gjuhë të Huaj në edicionin e 90-të të Çmimeve Oscar, që do të mbahet sivjet në ShBA.

Filmi turk “Ayla” kandidat për Oscar
“Ayla”, filmi turk kandidat për Oscar
“Ayla”, filmi turk kandidat për Oscar

Filmi me titullin “Ayla” i regjisorit Can Ulkay do të përfaqësojë Turqinë në Oscars 2017 për Kategorinë e Filmit më të Mirë në Gjuhë të Huaj.

Sipas deklaratës së bërë nga Komisioni i Veprimtarive Artistike (SEK), një komision përzgjedhës prej 17 anëtarësh i përbërë nga përfaqësues të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit dhe organizatave profesionale në fushën e kinematografisë ka përcaktuar kandidatin që do të përfaqësojë Turqinë në Kategorinë e Filmit më të Mirë në Gjuhë të Huaj në edicionin e 90-të të Çmimeve Oscar, që do të mbahet sivjet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA).

Komisioni vlerësoi 13 filma që kishin aplikuar, por në fund si kandidat për Oscar u zgjodh filmi me titullin “Ayla” i regjisorit Can Ulkay.

Në rolet kryesore të filmit janë Cetin Tekindor, Ismail Hacıoğlu dhe Lee Kyung-Jin. Filmi sjell në ekran një histori dramatike nga Lufta e Koresë.



Lajme të ngjashme