ShBA - Në Chicago organizohet edicioni i 59-të i panairit të ajrit dhe ujit

Ekipet e akrobacive ajrore pjesëmarrëse në edicionin e 59-të të panairit të ajrit dhe ujit mahnitën vizitorët.

Chicago.jpg

Ekipet e akrobacive ajrore pjesëmarrëse në edicionin e 59-të të panairit të ajrit dhe ujit mahnitën vizitorët.

Në kuadër të edicionit të 59-të të panairit të ajrit dhe ujit, i cili organizohet në Chicago të SHBA-ve, një numër i madh i ekipeve të akrobacive ajrore prezantuan shfaqjet e tyre.

Manifestimi, i cili u zhvillua mbi liqenin e Michigan-it, zgjati më shumë se pesë orë dhe u ndoq nga rreth 2 milionë njerëz nga rruga e plazhit verior.

Në këtë panair, që u transmetua drejtpërdrejt nëpërmjet ekraneve të shumicës së kanaleve televizive amerikane, morën pjesë ekipe të shumta, të tilla si The Firebirds Delta Team, Susan Dacy, Bill Stein, A-4 Skyhawk Jet Tac Demo, Aerostars dhe AeroShell Aerobatic Team, si dhe Navy Blue Angels nga Forcat Ajrore Amerikane, A-10 Thunderbolt II, F-22 Raptor, P-51 Mustang, parashutistë, zjarrfikës dhe policia detare e Chicago-s.

Shfaqjet të cilat shoqëroheshin nën masa intensive të sigurisë nga ana e policisë së Chicago-s, do të vazhdojnë edhe gjatë ditës së nesërme.



Lajme të ngjashme