“Dunkrik”, filmi me të ardhurat më të mëdha

Betejën në mbledhjen e të ardhurave në kinematë amerikane deri tani e ka fituar filmi ‘Dunkirk’, i ndjekur nga ‘The Emoji Movie’.

emoji movie.jpg

Betejë në mbledhjen e të ardhurave në kinematë amerikane mes filmit ‘Dunkirk’ dhe ‘The Emoji Movie’: në fund janë heronjtë e Christopher Nolan, i prodhuar nga Warner Bros dhe që do të mbërrijnë në kinematë italiane në 31 gusht, që kanë mbledhur 28,1 milionë dollarë, me një total prej 103 milionë.

Pas një nisjeje sprint të premten, emocionet e filmit të animuar të Sony – që në Itali do të dalë në 28 shtator me titullin “Emoji: Ndizi emocionet”, ka mbledhur fundjavën e parë në kinema 25,6 milionë dollarë.

Në vendin e tretë është komedia ‘Girls Trip’, me Queen Latifah e Jada Pinkett Smith, që ka mbledhur 20 milionë dollarë (ne total 65,5 milionë).

Në vendin e katërt është Charlize Theron me ‘Atomic Blonde’: filmi aksion i David Leitch, i pritur në Itali në 17 gusht, sjell në shtëpi 18,5 milionë dollarë, vjen më pas Spider-Man: Homecoming, që me 13,4 milionë dollarë në fundjavë i tejkalon 278 milionë.



Lajme të ngjashme