Fluks i vizitorëve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë

Sezoni veror i këtij viti ka rritur ndjeshëm numrin e pushuesve dhe turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë.

Fluks i vizitorëve në Parkun Arkeologjik të Apolonisë

Sezoni veror i këtij viti ka rritur ndjeshëm numrin e pushuesve dhe turistëve të huaj që vizitojnë Shqipërinë dhe veçanërisht qendrat historike dhe kulturore.

Apolonia e Fierit, Shqipëri e Mesme, mbetet një ndër destinacionet e preferuara për turistët shqiptarë dhe të huaj. Statistikat zyrtare duke iu referuar numrit të biletave të shituara, tregojnë se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti Apoloninë e vizituar afro 13 000 vizitorë, shifër kjo rekord për gjysmën e parë të një viti që nga viti 2006, kur është krijuar Parku Arkeologjik.

Kjo tendencë, shprehen punonjësit e parkut, pritet të rritet ende në muajt në vijim gusht e shtator.

Sipas tyre, grupe turistësh  nga Polonia, Çekia, Britania e Madhe dhe nga Gjermania kanë ardhur edhe këtë vit, teksa kanë vlerësuar vlerat arkeologjike historike, arkitekturore dhe kulturore të këtij parku.
Që prej 2006, qyteti antik i Apolonisë dhe zona përreth janë shpallur Park Arkeologjik Kombëtar



Lajme të ngjashme