Patek Philippe, marka ikonike e orëve

New York mirëpret ekspozitën e orëve ikonike të prodhuesit zviceran të orëve.

Patek Philippe, marka ikonike e orëve

Një nga brendet më të shtrenjta dhe më ikonike të orëve të dorës, Patek Philippe nga Zvicra, ka ekspozuar në restorantin italian Cipran në New York trashëgiminë e saj 178 vjeçare të zejtarisë bashkë me risitë dhe koleksionet e fundit të markës, në ekspozitën e titulluar "Arti i Orëve, Ekspozita e Madhe New York 2017”.

Pronarët e Patek Philippe thanë se një nga qëllimet e ekspozitës është që të njëjtat t'u prezantohen gjeneratave të reja të cilat nuk blejnë orë, ashtu siç bënin prindërit e tyre.

Një veçori e ekspozitës në New York është dhoma historike e SHBA-ve, ku përfshihen pjesë të rëndësishme nga koleksionistët amerikanë si Henry Graves Jr, James Ward Packard, presidenti John F. Kennedy (një orë tavoline në hua nga biblioteka dhe muzeu Presidencial JFK), Joe DiMaggio, dhe Duke Ellington.

Ekspozita do të jetë e hapur deri më datën 23 korrik.



Lajme të ngjashme