Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Bosnjë-Hercegovinë – Çelet Muzeu i Gjenocidit të Srebrenicës

Një muze është ngritur për të kujtuar krimet e bëra në këtë vend pikërisht në korrikun e vitit 1995, ku mbeten të vrarë më shumë se 8.000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjeç...

Bosnjë-Hercegovinë – Çelet Muzeu i Gjenocidit të Srebrenicës
Muzeu i Gjenocidit të Srebrenicës ngjall kujtimet e makthit në Bosnjë-Hercegovinë
Muzeu i Gjenocidit të Srebrenicës ngjall kujtimet e makthit në Bosnjë-Hercegovinë

Muzeu i Gjenocidit të Srebrenicës ndodhet në ish-ndërtesën e Komandës së Batalionit Holandez, i cili gjatë luftës ishte pjesë e njësive paqeruajtëse të OKB-së në Bosnjë-Hercegovinë. Ecja nëpër korridorin e Muzeut të Gjenocidit, i cili ka 26 dhoma në një sipërfaqe rreth 900 m2, aktivizon zërin nga regjistrimet origjinale të bëra nga oficeri i Batalionit Holandez më 11 korrik.

Të martën, më 11 korrik 2017, u përkujtua Gjenocidi i Srebrenicës në Bosnjë-Hercegovinë.

Një muze është ngritur për të kujtuar krimet e bëra në këtë vend pikërisht në korrikun e vitit 1995, ku mbeten të vrarë më shumë se 8.000 boshnjakë myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjeç.

Muzeu i Gjenocidit të Srebrenicës ndodhet në ish-ndërtesën e Komandës së Batalionit Holandez, i cili gjatë luftës ishte pjesë e njësive paqeruajtëse të OKB-së në Bosnjë-Hercegovinë.

Në një sipërfaqe rreth 900 m2, ky muze ka 26 dhoma me tregime që lidhen me ngjarjet e korrikut 1995.

Ecja nëpër korridorin e Muzeut të Gjenocidit aktivizon zërin nga regjistrimet origjinale të bëra nga oficeri i Batalionit Holandez më 11 korrik.

Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe (VRS) nën komandën e gjeneralit Ratko Mlladiç duke përfshirë njësinë paraushtarake “Škorpioni”, e cila ishte pjesë e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë.

Gjykata Ndërkombëtare e Hagës ka marrë vendimin që masakra e Srebrenicës të njihet si gjenocid.



Lajme të ngjashme