Turqi - Qyteti antik Afrodisias përfshihet në listën e trashgimisë botërore të UNESCO-s

Ky është një qytet madhështor antik i mbetur nga periudha e lashtë greke dhe romake dhe ndodhet në nënprefekturën Karacasu të Afyonit.

Turqi - Qyteti antik Afrodisias përfshihet në listën e trashgimisë botërore të UNESCO-s

Afrodisyas, i cili është një qytet madhështor antik i mbetur nga periudha e lashtë greke dhe romake e që ndodhet në nënprefekturën Karacasu të Afyonit, është përfshirë në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.

Në mbledhjen e 41-të të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s të mbajtur në qytetin Krakov të Polonisë u vendos që gërmimet arkeologjike të qytetit antik Afrodisyas që ishte kandidat i Turqisë, të përfshihen në listën e trashëgimisë botërore.

Qyteti Afrodisyas, i njohur me tempullin e Afërditës, e cila është njëra prej perëndeshave të rëndësishme të këtij qyteti, ka qenë një qytet madhështor mes shekujve të 2-të para erës sonë dhe shekullit të 6-të të erës sonë.

Me përfshirjen e qytetit antik Afrodisyas në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO-s numri i veprave të përfshira në këtë listë nga Turqia doli në 17.

Gjatë seancës së përgithshme të UNESCO-s në listën e trashëgimisë kulturore janë përfshirë 11 vepra kulturore nga Danimarka, Franca, Gjermania, Irani, Polonia, Rusia, Japonia, Brazili, Turqia, Anglia dhe Kroacia e Mali i Zi.

Ndërkaq në listën e veprave që do të përfshihen në trashëgimin kulturore të UNESCO-s vitin e ardhshëm do të jetë vendi arkeologjik, Gobeklitepe të Sanliurfas.

Gobeklitepe është tempulli më i vjetër i njohur në botë.



Lajme të ngjashme