Qytetet nëntokësore të Nevshehirit tërheqin interesin e turistëve që kërkojnë freski

Në këto ditë të nxehta të verës, turistët që preferojnë të vizitojnë rajonin e famshëm në tërë botën në Turqi pra Kapadokjan, tregojnë një interes të madh për qytetet nën tokë të këtij rajoni.

Vala e të nxehtit afrikan verior që ka pushtuar edhe rajonin turistik të Kapadokjas në Nevshehir (Nevşehir), herë pas here tregon 40 gradë celcius.

Turistët që i vizitojnë qytete nëntokësore të freskëta, si Derinkuju (Derinkuyu) dhe Kajmakllë (Kaymaklı), magjepsen kur shikojnë dhomat që dikur janë përdorur si ambiente jetese, me të cilat ata përballen duke zbritur poshtë në thellësi me anë të tuneleve ndërlidhëse, lartësia e të cilëve herë herë nuk e kalon shtatin e njeriut, ngandonjëherë janë më të larta se njeriu dhe në ndonjë vend vijnë duke u ngushtuar aq sa vështirësohet edhe kalimi.

Këto qytete rreth 10 mijë vjeçare janë shkëmbinj të gërmuar dhe për shkak të thellësisë edhe pse temperaturat janë të larta vazhdojnë të ruajnë freskinë.

Në të njëjtën mënyrë edhe gjatë muajve të ftohtë të dimrit këto qytete ruajnë në mënyrë natyrale ngrohtësinë.

Turistët vendas dhe të huaj që vizitojnë në grupe këto qytete nëntokësore edhe marrin informacion nga guidat për historinë dhe jetesën e asaj kohe por edhe përfitojnë nga ambienti i freskët dhe natyror që është shumë i rrallë në turizmin botëror.  

Lajme të ngjashme