Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Ron Howard, regjisori i kapitullit të ardhshëm të sagës “Star Wars”

Phil Lord dhe Chris Miller, dy regjisorët e episodit të ardhshëm të “Star Wars”, kanë patur mosmarrëveshje me skenaristin Lawrence Kasdan edhe u pushuan. Dy regjisorët do t’i zëvendësojë fituesi i çmimit Oscar, Ron Howard...

Ron Howard, regjisori i kapitullit të ardhshëm të sagës “Star Wars”

Revolucion në shtëpinë e "Star Wars". Phil Lord dhe Chris Miller, dy regjisorët e episodit të ardhshëm të sagës, kanë patur mosmarrëveshje me skenaristin Lawrence Kasdan edhe u pushuan. Dy regjisorët do t’i zëvendësojë fituesi i çmimit Oscar, Ron Howard.

Bëhet fjalë për një rast pa precedentë, bën të ditur Hollywood Reporter, që flet për një takim të ardhshëm mes Howard dhe aktorëve Alden Ehrenreich, Donald Glover, Woody Harrelson, Emilia Clarke dhe Thandie Newton.

Xhirimet do të vazhdojnë edhe për tre javë e gjysëm të tjera. Për momentin nuk është zgjedhur ende titulli i filmit, por Disney bëri të ditur se megjithë incidentin e ndodhur, data e daljes së filmit qëndron e pandryshuar në 25 maj të 2018.

Regjisori që ka fituar çmimin Oscar për "A Beautiful Mind" (2001), nuk është i ri për filmat e tipit "hapësinor", duke parë filmin e tij paraardhës me "Apollo 13" (1975) me protagonist Tom Hanks.


Fjalët Kyçe: Ron Howard , regjisor , Star Wars

Lajme të ngjashme