Filmi kosovar britanik “Home” nderohet me çmimin ‘Golden Lion’

Edhe në shkurt të këtij vitit “Home” u shpall fitues në kategorinë filmi i shkurtër britanik, në Akademinë Britanike të Filmit dhe të Arteve Televizive (BAFTA).

Filmi kosovar britanik “Home” nderohet me çmimin ‘Golden Lion’

Filmi kosovar britanik “Home”, me skenar të Daniel Mulloy është vlerësuar me çmimin ‘Golden Lion’, në Festivalin Ndërkombëtar të Kreativitetit ‘Cannes Lions’ 2017.

Lajmi u bë i ditur nga producenti kosovar Shpat Deda, i cili në një postim në rrjetin social Facebook shkruan se “‘HOME ka fituar çmin Golden Lion në Festivalin Ndërkombëtar të Kreativitetit ‘Cannes Lions’ 2017”.

Në filmin “Home” trajtohen vuajtjet e refugjatëve dhe fati i një familjeje e cila bëhet viktimë e zhvillimeve pa fajin e saj, duke u gjendur në situatë të njëjtë me refugjatët e vendeve të Lindjes.

Filmi është xhiruar kryesisht në Kosovë, përkatësisht në Janjevë dhe Graqanicë. Ai është bashkëprodhim i Kosovës dhe Britanisë së Madhe, me Jack O’Connell dhe Holliday Grainger në rolet kryesore.

Në shkurt të këtij vitit “Home” u shpall fitues në kategorinë filmi i shkurtër britanik, në Akademinë Britanike të Filmit dhe të Arteve Televizive (BAFTA).



Lajme të ngjashme