Bota islame sonte kremton Natën e Kadrit

Kremtimi i Natës së mirë të Kadrit do të bëhet sonte në xhaminë kombëtare në Beshtepe të Ankarasë dhe në Ajasofi të Stambollit

ayasofya.jpg

Kremtimi i Natës së mirë të Kadrit do të bëhet sonte në xhaminë kombëtare në Beshtepe të Ankarasë dhe në Ajasofi të Stambollit.

Me rastin e Natës së mirë të Kadrit, e cila do të kremtohet në natën mes të mërkurës dhe të enjtes, në xhaminë kombëtare në Kompleksin Presidencial në Beshtepe të Ankarasë do të organizohet një program i posaçëm.

Edhe Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të marr pjesë në këtë program që organizohet në xhaminë kombëtare në Beshtepe.

Në program që do të organizohet me rastin e Natës së Mirë të Kadrit, do të marr pjesë hafizi nga Egjipti, Memduh Ibrahim Amir, hafizi nga Turqia, Adem Kemaneci, hafizi nga Afrika Jugore, Abdurrahman Sadien si dhe hafizi boshnjak Senad Podojak.

Pas programit ku do të këndohen ilahi dhe kaside do të shtrohen edhe sofrat e syfyrit, ndërsa gjatë kohës mes namazit të akshamit dhe jacisë do të shpërndahet ushqim për të pranishmit.

Në këtë program do të marrë pjesë edhe kreu i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë, Mehmet Gormez.

Me rastin e programit të posaçëm të Natës së Mirë të Kadrit që do të transmetohet në ekranet e kanalit TRT Diyanet në kuadër të programit “Koha e bereqetit në Ajasofi”, brenda xhamisë do të dëgjohen ajetet kuranore, tekbiret dhe zëri i ezanit.

Në anën tjetër Mehmet Gormez publikoi një mesazh me rastin e Natës së Mirë të Kadrit.

Në mesazhin e tij Gormez shkruan kështu: “Detyra më e madhe e ne besimtarëve është që Kurani, i cili zbriti nga qiejt në këtë botë për të ndriçuar njerëzimin, të zbret sërish në zemrat tona”.

Duke vënë theksin se Nata e Mirë e Kadrit është një natë që ndriçoi fatin e tërë njerëzimit Gormez tha se Allahu me anë të Kuranit që e dërgoi në këtë natë, kontaktoi me njerëzimin, të cilin e nderoi me islamin që është feja e fundit dhe e përsosur.



Lajme të ngjashme