Jay Z feston ardhjen e binjakëve me një album të ri

Daljen e albumit të ri Jay Z e lajmëroi për të festuar ngjarjen e madhe.

Jay Z feston ardhjen e binjakëve me një album të ri

Beyonce e bëri sërish baba, këtë herë të dy binjakëve dhe ai nuk humbi kohë. Për të festuar ngjarjen e madhe Jay Z lajmëroi daljen e albumit të ri. Puna e re e reperit, emri i vërtetë i të cilit është Shawn Corey Carter, titullohet ‘4:44’ dhe do të jetë i disponueshëm nga 30 qershori ekskluzivisht në Tidal, shërbimi streaming muzikor në të cilin Jay Z është pronari.

Lajmi i daljes së albumit të ri është shoqëruar nga një video e shkurtër e aktorit që fitoi çmimin Oscar Mahershala.

‘4:44’ del katër vjet pas albumit të fundit ‘Magna Carta Holy Grail’. Së fundmi Jay Z hyri në histori pasi ishte reperi i parë që hyri në Songwriters Hall of Fame, muzeu virtual kushtuar autorëve më të rëndëishëm të industrisë muzikore amerikane.

Nderim i bëri edhe ish presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barack Obama. Në një videomesazh të projektuar gjatë ceremonisë që u zhvillua në Nju-Jork Obama tha se ai dhe Mr.Carter kuptohen shumë mirë.



Lajme të ngjashme