Apolonia, histori ku kryqëzohen vendet, epokat e kulturat

Kanë përfunduar punimet në Parkun Arkeologjik të Apollonisë, ku është kryer rehabilitimi i Manastirit të Shën Marisë dhe Peizazhit.

Apolonia, histori ku kryqëzohen vendet, epokat e kulturat

Ministria e Kulturës së Shqipërisë, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, vlerëson se Apolonia është një histori ku kryqëzohen vendet, epokat e kulturat.

“Apollonia doli në dritë. Sapo përfunduan punimet në Parkun Arkeologjik të Apollonisë ku u krye rehabilitimi i Manastirit të Shën Marisë dhe Peizazhit. Apollonia është nazike, delikate, plot mistere. Të tillë e kanë zbuluar pak nga pak Apolloninë jo vetëm Leon Rey dhe dhelpra e tij, tashmë legjendare, që i tregoi rrugën për zbulimin qytetit antik, por edhe konsulli Pouqueville francez i Ali Pashait, edhe studiuesja udhëtare Edit Durham britanike e dashuruar me shqiptarët e deri te Puzanova ruse e arkeologët shqiptarë të paçmuar, sa duhet për pasionin e dokumentimin që kanë lënë. Një nga fillimet e Via Egnatia-s, qendër mes Lindjes dhe Perëndimit, mes Çezarit dhe Pompeit, vend i magjistratëve dhe filozofëve, vend i amvisave dhe burrave të mençur, i ekonomiqarëve dhe largpamësve, Apolonia është një histori ku kryqëzohen vendet, epokat, kulturat”, thuhet në shkrimin e ministrisë së Kulturës.



Lajme të ngjashme