Vdes në moshën 88-vjeçare aktori që interpretoi Batmanin, Adam West

Aktori, i cili i dha jetë personazhit “Batman” në televizionin amerikan, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare në Los Anxhelos.

750205
Vdes në moshën 88-vjeçare aktori që interpretoi Batmanin, Adam West

Aktori, i cili i dha jetë personazhit “Batman” në televizionin amerikan, ka ndërruar jetë në moshën 88-vjeçare në Los Anxhelos.

Adam West vdiq i rrethuar nga të afërmit dhe familjarët e tij pas një beteje të shkurtër me sëmundjen e leucemisë, bëhet e ditur sipas njoftimeve të mediave amerikane, që citojnë një zëdhënës të familjes.

Seriali televiziv “Batman” u shfaq për herë të parë në televizionin amerikan në vitin 1966, duke u shndërruar në një program tepër popullor.

Aktori Adam West e pati të vështirë të gjente sërish punë pas anulimit të serialit.

Vonë në karrierën e tij ai pranoi të merrte një rol dublimi në komedinë e famshme të animuar “Family Guy”.



Lajme të ngjashme