Marok- Zbulohet një skelet 300 mijë vjeçar

Besohet se eshtrat janë të vjetra rreth 300 mijë vjet dhe se testet e bëra tregojnë se këto janë mbetjet më të vjetra që janë zbuluar ndonjëherë.

748802
Marok- Zbulohet një skelet 300 mijë vjeçar

Në Marok është gjetur një skelet i njeriut 300 mijë vjeçar i vjetër.

Ministria e Kulturës dhe Komunikimit të Marokut ka deklaruar se ekipi arkeologjik i udhëhequr nga shkencëtari maroken Abdulvahid bin Nasir dhe studiuesin gjerman Jean-Jacques Hublin pranë Jebel Irhoud kanë zbuluar mbetje të skeletit njerëzor.

Besohet se eshtrat janë të vjetra rreth 300 mijë vjet dhe se testet e bëra tregojnë se këto janë mbetjet më të vjetra që janë zbuluar ndonjëherë.

Në deklaratë theksohet se mbetjet e gjetura më parë ishin rreth 100.000 vjet të vjetra.

Gjatë gërmimeve në vitin 2014 pranë Jebel Irhoud u zbuluan mbetje njerëzore 16.000 vjet të vjetra.



Lajme të ngjashme