Bob Dylan respekton afatin e Çmimit Nobel, dërgon një audioincizim

Bob Dylan tashmë ka respektuar afatin dhe ka dërguar një audioincizim, ku fjalimi i tij vlerësohet të jetë i shkëlqyer...

Bob Dylan respekton afatin e Çmimit Nobel, dërgon një audioincizim

Bob Dylan u nderua me Çmimin Nobel për Letërsi më 13 tetor të vitit të kaluar. Ai nuk mori pjesë në ceremoninë e këtij çmimi prestigjioz, që është mbajtur më 10 dhjetor, ndërkohë që vetëm deri më 10 qershor kishte afat për t’iu drejtuar Akademisë Suedeze, në mënyrë që t'i takojnë edhe 819 mijë eurot e ndara për këtë çmim.

Nobel ka mundësuar që çdo fitues mund t'i drejtohet audiencës me fjalim, performancë, videoincizim apo këngë, në një periudhë prej gjashtë muajve, në mënyrë që t'i takojë medalja dhe paratë. Bob Dylan tashmë ka respektuar afatin dhe ka dërguar një audioincizim, ku fjalimi i tij vlerësohet të jetë i shkëlqyer. Mes të tjerash, Dylan ka folur për lidhjet e teksteve me muzikën.



Lajme të ngjashme