Dokumentar për jetën e tenorit Luciano Pavarotti nga Ron Howard

Ron Howard do të drejtojë dokumentarin, që do të realizohet mbi jetën e tenorit të famshëm italian, Luciano Pavarotti.

Dokumentar për jetën e tenorit Luciano Pavarotti nga Ron Howard

Dokumentari me metrazh të gjatë do të realizohet në bashkëpunim me Polygram Entertainment, partner i Universal Music Group, me bashkëfinancimin e Studiocanal.

“Luciano Pavarotti ka patur një jetë të pasur me ulje e ngritje si një film i madh dramatik dhe si çdo protagonist interesant, ka qenë një njeri i kontradiktave të konsiderueshme.

Karriera e tij ka qenë e ndjekur nga ambiciet e tij artistike , të pasura me një talent të madh dhe nga një dashuri e thellë për njerëzimin. Mua më intereson të shikoj mënyrën sesi ky pasion ka çuar përpara muzikën e tij dhe lidhjen e ngushtë me publikun”, tha Ron Howard.

Tenori i famshëm Luciano Pavarotti vdiq në 26 shkurt 2010 në moshën 71-vjeçare në qytetin e Modenas, pas një beteje të gjatë me kancerin e pankreasit. Pavarotti e arriti suksesin e tij të parë në skenën e operas në Londër në vitin 1963.

Gjatë karrierës së tij 45 vjeçare operistike, tenori më i famshëm që nga koha e Karuzos, interpretoi me figura të artit që nga Placido Domingo e deri tek grupi britanik pop, The Spice Girls, megjithë kritikat se kishte sakrifikuar artin për hir të komercializmit.



Lajme të ngjashme