Gjermani – Frikë për sulm terrorist, pezullohet festivali “Rock am Ring”

Salla ku do të zhvillohej festivali “Rock am Ring” në Nyrburgring, pjesa perendimore e Gjermanisë, u evakua të premten në mbrëmje për shkak të “një kërcënimi terrorist”...

Gjermani – Frikë për sulm terrorist, pezullohet festivali “Rock am Ring”

Salla ku do të zhvillohej festivali “Rock am Ring” në Nyrburgring, pjesa perendimore e Gjermanisë, u evakua të premten në mbrëmje për shkak të “një kërcënimi terrorist”.

Policia njoftoi se ishte në dijeni “të elementëve konkretë që nuk përjashtonin një sulm të mundshëm terrorist”, sipas një komunikate të publikuar ditën e fillimit të këtij aktiviteti muzikor.

Masat e sigurisë janë përforcuar, por policia dhe organizatorët e festivalit nuk pranuan të rrezikojnë.

“Meqë siguria është prioritet absolut dhe çdo vënie në rrezik e pjesëmarrësve në festival duhet evituar maksimalisht, u vendos pezullimi i tij ditën e premte”, theksoi policia pa dhënë detaje për natyrën e sulmit dhe elementët që ajo disponon.

Organizatorët e festivalit, që tërheq qindra-mijëra dashamirës të muzikës “rock”, u kërkuan pjesëmarrësve të largoheshin me qetësi nga salla në mënyrë “që të mbështësnin hetimet e policisë” duke shpresuar se festivali do të rifillonte të shtunën.



Lajme të ngjashme