Filmi turk për refugjatët në festivalin çek të Karlovi-Varit

Premiera botërore e filmit turk “Daha”, me regji të Onur Sajlak dhe me bashkëshorten e tij Tuba Byjykystyn në rol protagonist, do të realizohet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovi-Var të Republikës Çeke...

Filmi turk për refugjatët në festivalin çek të Karlovi-Varit

Premiera botërore e filmit turk “Daha” (Më shumë), me regji të Onur Sajlak (Onur Saylak) dhe me bashkëshorten e tij Tuba Byjykystyn (Tuba Büyüküstün) në rol protagonist, do të realizohet në Festivalin Ndërkombëtar të Filmit në Karlovi-Var të Republikës Çeke.

Produksioni turk do të konkurrojë për çmimin e madh “Globi i Kristalit” në kategorinë kryesore të edicionit të 52-të të këtij festivali, i cili do të organizohet nga data 30 qershor deri më 8 korrik.

Filmi trajton historinë e emigrantëve të jashtëligjshëm nga këndvështrimi i Gazës së vogël, e cila udhëton e shoqëruar nga i ati.



Lajme të ngjashme