Ndahet nga jeta aktori i njohur britanik, Roger Moore; mishëroi agjentin 007

Aktori britanik, Roger Moore, i cili ka interpretuar James Bond shtatë herë në kinema, vdiq në Zvicër në moshën 89-vjeçare pas një tumori, njoftoi të martën familja e tij në një komunikatë...

Ndahet nga jeta aktori i njohur britanik, Roger Moore; mishëroi agjentin 007

Aktori britanik, Roger Moore, i cili ka interpretuar James Bond shtatë herë në kinema, vdiq në Zvicër në moshën 89-vjeçare pas një tumori, njoftoi të martën familja e tij në një komunikatë.

“Me zemër të thyer duhet të njoftojmë vdekjen e babait tonë të dashur, Roger Moore, sot në Zvicër pas një lufte kundër kancerit”, shkruajnë fëmijët e aktorit.

“Dashuria që ka rrethuar ditët e fundit të tij ka qenë aq e madhe sa nuk mund të përshkruhet me fjalë”, shkruan vajza e tij Deborah dhe djemtë Geoffrey e Christian në një komunikatë.

Roger Moore jetoi për një kohë që gjatë në Gstaad, kanton i Bernës, ku jetonin shumë emra të njohur para se të zhvendosej në kantonin e Valais, në Krans-Montana.

Model i xhentëlmenit anglez, Roger Moore u bë i njohur nga seriali televiziv “Le Saint” dhe kryesisht nga James Bond. Ai mishëroi agjentin 007 në shtatë filma, nga “Live and Let Die” në 1973 deri tek “A view to a kill” në

I lindur më 14 tetor 1927, në jug të Londrës, nga një baba polic dhe një mama shtëpiake, ai vlerësoi se rolin më të madh e kishte mbajtur për llogari të UNICEF-it.

Emëruar ambasador i vullnetit të mirë nga UNICEF-i në vitin 1991, që prej asaj kohë Roger Moore udhëtoi në mbarë botën.



Lajme të ngjashme