Zonës së Karaburunit i shtohen shtigje të reja për turistët verorë

Një shteg i ri turistik i markuar me shënja orientuese, i shtohet gamës së aktiviteteve në Zonën e Mbrojtur “Rezervat i menaxhuar Karaburun”, sipas itinerarit Gjiri i Brisanit- Shpella e Duk Gjonit.

Zonës së Karaburunit i shtohen shtigje të reja për turistët verorë

Ky shteg është vazhdim i shtegut baza ushtarake Pashaliman- Gjiri i Brisanit. Përgjatë tij ndeshen tre tabela informues: në Pashaliman, në kryqëzimin Ravenë – Brisan dhe në Gjirin e Brisanit. Shpella e Duk Gjonit, në një lartësi 122 m mbi nivelin e detit, sipërfaqe 600 m2, është një nga habitatet më të rëndësishëm për lakuriqët e natës.

Ky aktivitet u mbështet nga  Shoqata e Ruajtjes dhe e Mbrojtjes së Mjedisit në Shqipëri (PPNEA), Akzm Albania, Agjencia e Zonave të Mbrojtura Karaburun Peninsula, Albania Gjiri Bristan-Karaburun, Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Turizmit, Tregtisë dhe Sipërmarrjes.

Kjo zonë është tepër e vizituar gjatë verës nga turistët sportive dhe të aventurës.



Lajme të ngjashme