Muzeu "Victoria and Albert" hap ekspozitën e Pink Floyd

Në muzeun e Londrës “Victoria and Albert” zbulohet një gjysmë shekulli i karrierës së grupit britanik.

Muzeu "Victoria and Albert" hap ekspozitën e Pink Floyd

Kitarat e David Gilmour me mbishkrimin “Another brick in the Wall”, një retrospektivë e Pink Floyd në Muzeun e Londrës “Victoria and Albert” zbulon një gjysmë shekulli të karrierës së grupit britanik që ka refuzuar kufijtë e eksperimentimit muzikor.

“Me rreth 350 objekte, instrumente, partitura, disqe, fotografi por gjithashtu dhe intervista dhe pjesë muzikore, bëhet fjalë për ekspozitën më të madhe të organizuar ndonjëherë më parë”, theksoi agjentja për ruajtjen e tyre, Victoria Broackes.

Quajtur “Pink Floyd, Their Mortal Remains”, retrospektiva që do të hapet më 13 maj deri më 1 tetor, është prezantuar me rastin e 50-vjetorit të albumit të parë të Pink Floyd, “The Piper at the Gates of Dawn”.

Ishte në vitin 1967 dhe bota do të zbulonte në atë kohë rokun progresiv të këtij grupi të formuar dy vjet më herët nga katër studentë, Roger Waters, Richard Wright, Nick Mason dhe Syd Barrett, i cili do të zëvendësohej në vitin 1968 nga David Gilmour.

Kjo kohë zë pjesën e parë të ekspozitës dhe zhytet në skenën nëntokësore të Londrës në vitet 60. Në murin e një salle të zezë të ndriçuar me ngjyra dhe motive psikodelike, vizitorët do të zbulojnë një afishe që njofton një koncert të Pink Floyd në UFO, klubi i muzikës ku grupi kishte zakonet e tij.

“Ata luanin në një mënyrë pak speciale, pak amatoreske, por në një mënyrë shumë angleze, shumë ekscentrike (…) dhe ishin idhujt e skenën nëntokësore në Londër. Nuk do ta kisha imagjinuar kurrë që 50 vjet më vonë, një ekspozitë do t’u kushtohej atyre”, theksoi Aubrey “Po” Powel, një prej të afërmve të grupit, i cili mori pjesë në konceptimin e ekspozitës.



Lajme të ngjashme