Ulqini mirëpriti grupin muzikor nga Sivasi i Turqisë

Një grup artistik nga Turqia u dhuroi çaste të paharrueshme spektatorit që kishte mbushur “Sheshin e Robërve” në Ulqin, i njohur si një pikëtakim i bujarisë tradicionale ulqinake dhe pikënisje e festivaleve folklorike.

Ülgün_Ulqin_Sivaslı Türk sanatçıların_konseri.JPG
Ülgün_Ulqin_Sivaslı Türk sanatçıların_konseri_2.JPG
Ülgün_Ulqin_Türk sanatçı Zahide Özdemir_konseri_01.JPG
Ülgün_Ulqin_Servates sempozyumu_İspanyol ve Türk katılımcılar.jpg
Ülgün_Ulqin_Servates sempozyumu_01.jpg
Ülgün_Ulqin_Dulchinea folklor ekibi Antalya festivaline katılacak.jpg

Për ditë të tëra qyteti i Ulqinit u bë vendtakim i studiuesve, shkencëtarëve dhe artistëve të shumtë nga vende të rajonit. Aktivitetet filluan me simpoziumin shkencor me titullin “Servantesi ndër kohëra”, ku studiues të njohur folën për këtë shkrimtar të madh me famë botërore, por u ndalën edhe tek legjenda që dëgjohet dhe përsëritet brez pas brezi, që Servantesi i famshëm si rob lufte u soll në Kalanë e Ulqinit dhe këtu ai u dashurua në Kalaleshën e Bukur. Kjo legjendë e bukur mbi Kalaleshën dhe Servetin, është legjendë që ndali kohën në Kala, që mbeti në kujtim, diku në një shkrim, u ngujua në kullë, në beden e gur.

Për këtë legjendë foli dhe Studiuesi nga Ankaraja Dr. Erturrull Ënard (Ertuğrul Önard) specialistit i gjuhës spanjolle.

Organizatori i aktiviteteve kulturore Armend Milla duke komentuar simpoziumin tha:Simpoziumi Servantesi” ka vlerë shumë të madhe për qytetin tonë. Ne kemi bërë një brend nga shkrimtari i njohur Servantes dhe Dulçinea e Bukur. Do të vizitojmë vendlindjen e autorit dhe qytetet e tjera që kanë lidhje direkte dhe indirekte me shkrimtarin e njohur Miguel de Servantes. Po ashtu do të hedhim idenë e binjakëzimit të qytetit të Ulqinit me vendlindjen e autorit”,- tha z.Milla.

“Detaria e Ulqinit ndër shekuj”

Krahas këtij Simpoziumi vëmendje tërhoqi dhe takimi “Detaria e Ulqinit ndër shekuj”.

Qyteti i Ulqinit ka një traditë të lavdishme detare që nga kohët më të lashta, mirëpo të dhënat historiografike flasin për një lulëzim të madh të detarisë ulqinake në shekujt XVll-XVlll.

Ulqini në këtë kohë, siç u dëgjua në takim, ka pasur rreth 500 anije me vela që lundronin deri në Mesdhe, kurse sa i takon Kusarëve pohohet se në fillim të shekullit XVll kishin një flotë me mbi 170 anije.

Këto dhe shumë të dhëna të tjera flasin që Ulqini me rrethinat e tij është dhe mbetet një trevë joshëse, me një të kaluar historike specifike e atraktive, trevë ku shekujt palosën faqe të njohura dhe të panjohura, që presin të shpalosën me fuqinë e argumentit shkencor.

Grupe muzikore, kllapa dhe formacione sjellin këngën qytetare në Festivalin ndërkombëtar

Kulmi i aktiviteteve kulturore ishte “Festivali ndërkombëtar i këngës qytetare”. Në prani të shumë qytetarëve, mysafirëve, muzikologëve dhe festivalistëve të ardhur nga vise të ndryshme të Malit të Zi dhe vende të rajonit u “pushtua” plotësisht “Sheshi i Kalasë 2500-vjeçare të Ulqinit”. Për dy net rresht ky shesh i shndërruar prej dekadash në një pikëtakim të bujarisë tradicionale ulqinake dhe pikëstartim i festivaleve folklorike, ushtoi për orë të tëra nga instrumentistë dhe interpretime të artistëve, kllapave dhe grupeve muzikore.

“Gjuha e muzikës, gjuhë universale “

Muzika dhe tekstet e paraqitura ishin mbështetur tek motivet e këngës tradicionale nga vendet prej nga vinin pjesëmarrësit. Organizimi i këtij Festivali dëshmoi pjekuri artistike si nga drejtuesit, muzikantët, poetët, këngëtarët, aranxhuesit dhe instrumentistët. Interpretimet direke krijuan ngrohtësi me spektatorin që kishte mbushur “Sheshin e Robërve”, i cili i etur për veprimtari artistike cilësore si ky festival, nuk kurseu duartrokitjet e tij entuziaste.

Armend Milla organizatori i aktiviteteve kulturore nga Organizata turistike tha se “edhe ky aktivitet zhvillohet me qëllim të prezantimit dhe begatimit të ofertës turistike të Ulqinit dhe mendoj se me këtë ia kemi arritur këtij qëllimi.

Ndihmesë në organizimin e këtij festivali dha edhe Instituti “Yunus Emre”, i cili solli grupin e artistëve nga Sivasi i Turqisë që funksionon në kuadër të Ministrisë së Kulturës dhe Turizmit të Republikës së Turqisë.

Grupi muzikor nga qyteti Sivas prezantohet denjësisht në Ulqin dhe Tuz

Ky grup, i cili koncerte ka dhënë edhe në vende të tjera të Ballkanit, u shpreh i kënaqur me mikpritjen e nikoqirëve dhe reagimin e publikut. Udhëheqësi i grupit Ëmer Karaba (Ömer Karabağ) thotë se “Ballkani dhe ballkanasit janë shumë të afërt me ne. Kemi mjaft ngjashmëri dhe lidhje të afërta mes qytetarëve dhe popujve tanë. Andaj, prezenca jonë sonte në Ulqin na bën shumë të lumtur”.

Vlerësim të ngjashëm dha edhe kolegu i tij i grupit nga Sivasi i Turqisë, Jusuf Elbaj (Yusuf Elbay), që njihet për kultivimin e këngës tradicionale qytetare turke. Ai thotë se kjo është hera e parë që vijnë në Mal të Zi falë angazhimit të Institutit “Yunus Emre” dhe janë shumë të kënaqur që iu u mundësua kjo pjesëmarrje.

Trupa e ardhur nga Turqia në natën e dytë të festivalit ishte në qendër të vëmendjes së publikut. Këngëtarja Zahide Ëzdemir (Zahide Özdemir) solli interpretim të shkëlqyer dhe krijoi emocion tek publiku, i cili e duartrokiti gjatë

Jemi të kënaqur që publiku e ka pranuar shumë mirë muzikën tonë. Ne kemi shumë pikë të përbashkëta në historinë, kulturën, muzikën dhe traditën tonë. Andaj, të jesh këtu para një publiku të tillë është nder dhe kënaqësi e madhe për mua. Na ka pëlqyer shumë reagimi i publikut, por siç duket edhe publiku është ndarë i kënaqur me interpretimin tonë”,- tha artistja O Ëzdemir.

Grupi artistik nga Sivasi i Turqisë të nesërmen u prezantua edhe para publikut të Malësisë në Komunën urbane të Tuzit

***

“Folklori bashkon kulturat në Antalia”

Ftesat dhe shkëmbimet kulturore të trupave artistike ndërmjet qyteteve të ndryshme të Turqisë dhe Ulqinit tashmë janë gjithnjë e më të shpeshta.

Ansamblet folklorike që tubojnë të rinjtë valltarë jo rrallë herë janë prezantuar në festivale të ndryshme që organizohen në Turqi.

Në festivalin që do të mbahet në Belek të Antalias më 15 maj do të marrë pjesë edhe Shoqëria Kulturo-artistike “Dulchinea” nga Ulqini. Udhëheqësi artistik i kësaj trupe, koreografi Musa Hoxha thotë se në festival do të paraqiten me Vallen Tradicionale të Peshkatarëve.

Koreografi Hoxha në një intervistë ekskluzive për Zërin e Turqisë flet për ngjashmërinë e veshjeve, por mbi të gjitha mikpritjen që u rezervohet trupave pjesëmarrëse në festivale të ndryshme në Turqi

Ai po ashtu thotë se Turqia në këtë drejtim mund të na shërbejë si shembull që përmes kulturës të promovohet edhe oferta turistike

 - Përgatiti për TRT në shqip, Vera ALIBEGU KATANA -



Lajme të ngjashme