Prishtina mirëpret ekspozitën “Gjuha e motiveve të Anadollit”

Në qendrën tregtare “Albi Mall” në Prishtinë është hapur ekspozita “Gjuha e motiveve të Anadollit” me 23 sixhade dhe qilima të vjetër, që sot ruhen nëpër muze të ndryshme të Turqisë.

Prishtina mirëpret ekspozitën “Gjuha e motiveve të Anadollit”

Në Kosovë është hapur ekspozita “Gjuha e motiveve të Anadollit”.

Aktiviteti është organizuar nga Instituti "Yunus Emre" në qendrën tregtare “Albi Mall” në Prishtinë. Në Ekspozitë bëjnë pjesë riprodhimet e 23 sixhadeve dhe qilimave të vjetër, që sot ruhen nëpër muze të ndryshme të Turqisë.

Ekspozita e titulluar “Gjuha e motiveve të Anadollit” do të qëndrojë e hapur për vizitorët për 15 ditë në qendrën tregtare “Albi Mall” në Prishtinë.

Ambasadorja e Republikës së Turqisë në Kosovë, Këvëllxhëm Këllëç (Kıvılcım Kılıç) në fjalën që mbajti në hapjen e kësaj ekspozite tha se një grup nga kurset e thurrjes së sixhadeve dhe qilimave, që janë organizuar nga shoqatat e grave në komunat e Gjakovës dhe Drenasit me pjesëmarrjen e rreth 40 grave, do të dërgohen në Turqi për një trajnim më të mirë.

Ambasadorja Këllëç nënvizoi se këto trajnime janë mundësuar nga Komunat Karabük dhe Karesi (Balıkesir) të Turqisë.

“Sixhadet dhe qilimat që marrin pjesë në këtë ekspozitë reflektojnë ndjenjat dhe kujtimet e periudhës që janë ato punuar. Gjithashtu çdo figurë, motif, material dhe metodë e përdorur gjatë thurrjes së tyre pasqyron edhe veçoritë e përbashkëta të individëve dhe shoqërive. Gratë tona në Anadoll dashurinë, ndjenjat, emocionet e tyre i kanë pasqyruar në sixhade, qilim”, shtoi ambasadorja.



Lajme të ngjashme