UNESCO përfshin në listën e përkohshme të trashëgimisë botërore pasuritë kulturore të Turqisë

Zona Arkeologjike Asos në Çanakala, Peizazhi Kulturor Industrial në Ayvalik të Balikesirit dhe Peizazhi Kulturor në Ivriz të Konyas janë përfshirë në listën e përkohshme të trashëgimisë kulturore të UNESCO-s.

UNESCO përfshin në listën e përkohshme të trashëgimisë botërore pasuritë kulturore të Turqisë

Edhe tre pasuri kulturore të Turqisë janë përfshirë në listën e përkohshme të trashëgimisë botërore të Organizatës për Arsim, Shkencë dhe Kulturë të Kombeve të Bashkuara, UNESCO.

Numri i trashëgimive kulturore të përfshira në listën e përkohshme nga Turqia së bashku me Zonën Arkeologjike Asos në Çanakala, Peizazhin Kulturor Industrial në Ayvalik të Balikesirit dhe Peizazhin Kulturor në Ivriz të Konyas doli në 72.

Ministri i Kulturës dhe Turizmit, Nabi Avci bëri të ditur se pas gati 1 viti procesi të përgatitjeve dosjet e Çanakalas, Balikesirit dhe Konyas muajin e kaluar u dërguan në Qendrën e Trashëgimive Botërore të UNESCO-s.

Si rezultat i vlerësimeve të bëra nga kjo qendër këto tre vende u përfshinë në listën e përkohshme të trashëgimive botërore, ndërsa trashëgimit e përfshira në listën e përkohshme mund të kalojnë edhe në listën e përgjithshme.

Nabi Avci bëri të ditur se Turqia me 16 vepra në listën e trashëgimive kulturore të UNESCO-s është njëra prej vendeve me numër më të madh të veprave të përfshira në këtë listë.

Në korrik do të fillojnë bisedimet për përfshirjen në listën e përgjithshme të qytetit antik Afrodisias të Aydinit dhe Gobeklitepes të Sanliurfas.        



Lajme të ngjashme