“Zjarri i Anadollit” hap shkolla jashtë shtetit

I sintetizuar me vallet e Anadollit, baletin dhe kërcimin modern ansambli turk i valleve “Zjarri i Anadollit” (Anadolu Ateşi) synon të hapet në botë përmes “shkollave të kërcimit”.

Anadolu Ateşi Dans Topluluğu.jpg
anadolu ateşi.jpg
anadolu ateşi.jpg
anadolu ateşi.jpg
anadolu ateşi.jpg
VIDEO – “Zjarri i Anadollit” mahnit Antalinë
VIDEO – “Zjarri i Anadollit” mahnit Antalinë

Grupi i vallëtarëve “Zjarri i Anadollit” (Anadolu Atesi) magjepsi qytetarët e Antalisë. Shfaqja e grupit të valltarëve gjatë hapjes së sezonit të vitit 2017 në Antali, u mbajt në Arenën Aspendos.

'Anadolu Ateşi' Antalya'yı hayran bıraktı

Anadolu Ateşi Dans gösterisinin 2017 Antalya sezon açılışı, Aspendos Arena'da gerçekleştirildi.

“Zjarri i Anadollit” (Anadolu Ateşi) synon të hapet në botë përmes “shkollave të kërcimit”.

I sintetizuar me vallet e Anadollit, baletin dhe kërcimin modern ansambli turk i valleve “Zjarri i Anadollit” sot jep shfaqje në të katër anët e botës. Në kuadër të kësaj 120 kërcimtarë kanë punuar gjatë muajve të dimrit për të prezantuar në mënyrë perfekte 3 mijë figura të valleve popullore, të cilat janë mbledhur pothuajse nga të gjitha krahinat e vendit. Përveç kësaj pjesëtarët e këtij ansambli kanë punuar edhe për kërcim baleti dhe modern. Valltarët kanë marrë mësime teorike mbi “ritmet e Anadollit”.

Themeluesi dhe drejtori artistik i ansamblit të valleve “Zjarri i Anadollit”, Mustafa Erdoan (Mustafa Erdoğan) në një prononcim tha se sot ata kanë hapur shkolla kërcimi në Antalya, Ankara, Gaziantep, Stamboll dhe Bursa.

Numri i këtyre shkollave vitin e ardhshëm do të jetë 17, u shpreh Erdoan, ndërsa shtoi se këto shkolla ndiqen nga 800 nxënës e kursantë.

“Kemi marrë oferta për të hapur shkolla kërcimi edhe jashtë shtetit. Realizimi i kësaj është edhe ëndrra ime”, - cilësoi Erdoan dhe e vlerësoi këtë zhvillim me fjalët: “Kemi bërë një turne në Kili, nga ku na erdhi oferta për të hapur këtu shkollë kërcimi. Propozime të ngjashme kemi marrë edhe nga Kanadaja, Holanda, Rusia e Kina. Një nga ëndrrat e mia është përhapja e këtyre shkollave në botë. Do të vijë një ditë që do të shikojmë një grup artistik të llojit “Zjarri i Anadollit”, ku kërcimtarët do të jenë vetëm kinezë. “Zjarrin e Anadollit” do ta ndjekim vetëm përmes performancës së amerikanëve. Kjo do të ishte diçka e jashtëzakonshme”.



Lajme të ngjashme