BE financon projektet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri

Bashkimi Evropian ka vendosur ta shpallë vitin 2018, Vitin Evropian të Trashëgimisë Kulturore.

BE financon projektet për ruajtjen e trashëgimisë kulturore në Shqipëri

Ambasada e Suedisë në Shqipëri ka qenë një nga mbështetësit më të mëdhenj të trashëgimisë kulturore në Shqipëri gjatë viteve të fundit. Këtë vit, Ambasadori Ndisi ka vizituar një prej partnerëve si organizata Cultural Heritage without Borders, në Shqipëri e cila po ndihmon në ruajtjen e kulturës dhe mjedisit shqiptar.

Në rrjetin social “Facebook”, Ambasada Suedeze në Shqipëri ka bërë të ditur se BE do të financojë projekte kulturore, me synimin për të mbrojtur dhe promovuar trashëgiminë e përbashkët kulturore evropiane, ku përfshihet edhe Ballkani.

“Bashkimi Evropian ka vendosur ta shpallë vitin 2018, Vitin Evropian të Trashëgimisë Kulturore. Kjo është një mundësi e mirë për Shqipërinë për të zhvilluar dhe përmirësuar turizmin në një mënyrë të qëndrueshme. Kjo është një iniciativë, e cila mund të bashkojë kombet, po aq sa edhe një civilizim i unifikuar i themeluar mbi një histori të përbashkët, i cili përfiton nga një trashëgimi e jashtëzakonshme globale”.



Lajme të ngjashme