Austri – Afërdita e Hitlerit së shpejti në një muze në Linz

Një statujë e Afërditës, dhuratë e Adolf Hitlerit për qytetin austriak të Linzit, ku ai kaloi rininë e tij, do të ekspozohet në një muze lokal pasi ishte hequr në vitin 2008, bëhet e ditur nga burime pranë bashkisë...

720421
Austri – Afërdita e Hitlerit së shpejti në një muze në Linz

Një statujë e Afërditës, dhuratë e Adolf Hitlerit për qytetin austriak të Linzit, ku ai kaloi rininë e tij, do të ekspozohet në një muze lokal pasi ishte hequr në vitin 2008, bëhet e ditur nga burime pranë bashkisë.

Vepër e skulptorit nazist, Wilhelm Wandschneider, ajo u dhurua në vitin 1942 si dhuratë personale e diktatorit për qytetin e tij të zemrës, me dëshirën për ta bërë kryeqendrën kulturore të Rajhut III.

Për 65 vite kjo vepër u ekspozua në kryeqëzimin e një parku, një pozicion strategjik i qytetit, skulptura u dëmtua rëndë në vitin 2008, pasi një grup studentësh arti zbuloi origjinën e veprës.

E ruajtur që prej asaj kohe në magazinat e muzeut të bashkisë Nordico, statuja së fundmi do të ekspozohet në mesin e koleksioneve të institutit.

Statuja prej bronzi do të shoqërohet me shpjegime të hollësishme muzeografike duke theksuar se qyteti kishte vendosur të mbështeste më tepër tezën “një qasje drejt kujtimeve” sesa “një shkëputje nga historia”.



Lajme të ngjashme