Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Serbi – “Mirëdita, dobar dan!” promovon për të katërtën herë kulturën e Kosovës

Edicioni i katërt i festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, që do të organizohet nga data 31 maj deri më 3 qershor 2017, do të prezantojë përpara artdashësve serbë kulturën shqiptare...

Serbi – “Mirëdita, dobar dan!” promovon për të katërtën herë kulturën e Kosovës

Edicioni i katërt i festivalit “Mirëdita, dobar dan!”, që do të organizohet nga data 31 maj deri më 3 qershor 2017, do të prezantojë përpara artdashësve serbë kulturën shqiptare.

Ideja e festivalit është të nisë shkëmbimin e ideve artistike dhe të krijojë një traditë bashkëpunimi në një mjedis unik kulturor përmes një sërë takimesh të komuniteteve kulturore dhe sociale të Serbisë dhe Kosovës. Në këtë mënyrë, ata do të kontribuojnë në normalizimin e përhershëm të marrëdhënieve ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës.

Vizitorët do të kenë mundësi të mësojnë më shumë për skenën kulturore të Kosovës përmes shfaqjeve teatrore, filmave, koncerteve dhe ekspozitave. Përveç kësaj, një pjesë e festivalit do t’i kushtohet debateve me tema të ndryshme, që janë të rëndësishme për të dyja shoqëritë.

Hapja e festivalit “Mirëdita, dobar dan!” këtë vit do të mbahet në Qendrën Rinore të Beogradit më 31 maj, me shfaqjen e filmit të shkurtër “Shok” me regji të Jamie Donoughue, i nominuar për çmimin prestigjoz Oskar në kategorinë e filmit më të mirë të shkurtër në vitin 2015, thuhet në faqen zyrtare të festivalit “Mirëdita, dobar dan!”.

Vizitorët do të kenë mundësinë të shikojnë shfaqjen teatrale “Një shfaqje teatri me 4 aktorë, me disa derra, me disa lopë, me disa kuaj, me një kryeministër, me një milka e me disa inspektorë vendas e ndërkombëtare” me regji të Blerta Neziraj, filmin “Zonjusha” (Lady) me regji të Genc Berisha, si dhe ekspozitën e performancën “Revoltë kundër dhunës” nga Fitore Berisha.

Gjithashtu spaktatorët do të kenë mundësi të shijojnë koncertin me muzikë “Jazz” nga “Visar Kuçi Trio” dhe performancën muzikore “Tandem” nga Oda Haliti dhe Blerta Kosova.

Në pjesën kulturore të programit, të gjithë lexuesit e pasionuar do të kenë rastin unik për të marrë pjesë në promovimin e librit të quajtur “Unë dua të dëgjohem: libri i kujtesës me tregimet e grave të mbijetuara të torturës gjatë luftës së fundit në Kosovë”, botuar nga Integra dhe Forum ZFD Kosovë.

Festivali do të mbahet nga 31 maj deri më 3 qershor 2017 në disa vende në Beograd dhe hyrja në të gjitha ngjarjet, si në vitet e mëparshme, do të jetë falas.

Bekim Fehmiu, aktori i madh shqiptar me famë ndërkombëtare, ka shërbyer si frymëzim për themelimin dhe realizimin e festivalit.

Festivali organizohet nga Nisma e të Rinjve për të Drejtat e Njeriut (Serbi), Integra (Kosovë), Iniciativat Qytetare (Serbi), në partneritet me Fondacionin Kosovar për Shoqëri të Hapur (KFOS) dhe mbështetet nga Forum ZFD për Ballkanin Perëndimor, Rockefeller Brothers Fund, Fondacioni Charles Stewart MOTT dhe Ambasada e Zvicrës në Prishtinë.



Lajme të ngjashme