Festivali i 70-të i Kanës në shifra

Më poshtë vijojnë disa të dhëna në gjuhën e shifrave mbi përzgjedhjen zyrtare të Festivalit të Kanës 2017, që do të zhvillohet nga data 17 deri në 28 maj:

Festivali i 70-të i Kanës në shifra

– 49 filma me metrazh të gjatë nga 29 vende kanë mbërritur deri këtu në përzgjedhjen zyrtare nga 1 930 të propozuara në festivalin më të madh botëror të filmit, përfshirë vepra të prezantuara jashtë gare, si midnight movie apo filma të veçantë. Numri i filmave që kishin aplikuar ishte 1.869 në vitin 2016.

-Nga numri i përgjithshëm, 18 filma me metrazh të gjatë janë në garë dhe 16 në garën më të ngushtë.

«Në mesin e regjisorëve në garë për Palmën e Artë, vetëm austriaku Michael Haneke zotëron tashmë meritën më të spikatur, si dhe atë të fituar në dy kompeticione radhazi, për «Shiriti i Bardhë» në 2009 dhe «Dashuri» në 2012.

-Nga 18 filmat në garë për Palmën e Artë, katër mbajnë vulën e regjisorëve francezë, katër amerikanë, dy koreanë, një hungarez, një britanik, një austriak, një rus, një ukrainas, një grek, një gjerman dhe një nga një japoneze.

-Tre regjisorë janë në garë për Palmën e Artë, numër i njëjtë si vitin e kaluar. Amerikania Sofia Coppola, japonezja Naomi Kawase dhe britanikja Lynne Ramsay.

– Përzgjedhja numëron 9 filma premierë kundrejt 7 vitin e kaluar dhe 8 dy vite më parë.

 



Lajme të ngjashme