Dokumentari për “Rolling Stones” sot nis rrugëtimin në kinematë botërore

Grupi muzikor “Rolling Stones” vazhdon të tregojnë kapacitetin e tij në organizimin e aktiviteteve dhe të përfitojnë sa më shumë para nga daljet e tyre publike.

the rolling stones - küba - konser14.jpg
the rolling stones - küba - konser10.jpg
the rolling stones - küba - konser12.jpg
the rolling stones - küba - konser13.jpg
the rolling stones - küba - konser6.jpg
grupa-rolling-stones-slavi-50-rodendan.jpg

Turi i zhvilluar në 2016 në jug të Amerikës solli prodhimin e një filmi dokumentar, një mbi koncertin historik të mbajtur në Havana në përfundim të turneut të titulluar “Havana Moon in Cuba”, tjetri “Olè! Olè! Olè! Udhëtim në Amerikë”, që vetëm sot do të shfaqet në 100 kinema italiane. Regjisori Paul Dugdale shfrytëzoi momentin të ndjekë në dhjetë qytete të Amerikës latine, grupin muzikor më të madh të rrokut , për të realizuar një film rruge, që për protagonistë ka katër legjenda të muzikës dhe që është një himn për fuqinë unifikuese të Rock’n’Roll, në gjendje për t’i dhënë të rinjve një gjuhë të përbashkët.

Tregimi ndjek dy linja paralele: njëra prezanton koncertet që për Rolling Stones janë celebrimi i një karriere tashmë legjendë. Dhe tjetra është pas kuintave me momentet më intime dhe befasuese.



Lajme të ngjashme