Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Daniel Craig, sërish i gatshëm për rolin e agjentit James Bond

Daniel Craig do të ishte i gatshëm të kthehej në rolin e James Bond për herë të pestë, edhe pse ka deklaruar në të kaluarën ngurimin e tij për luajtur sërish atë rol. Merita i takon Barbara Broccoli, producente e filmit...

Daniel Craig, sërish i gatshëm për rolin e agjentit James Bond

Daniel Craig do të ishte i gatshëm të kthehej në rolin e James Bond për herë të pestë, edhe pse ka deklaruar në të kaluarën ngurimin e tij për luajtur sërish atë rol. Merita i takon Barbara Broccoli, producente e filmit.

Sipas “Page Six”, Broccoli ia doli që të bind aktorin për të interpretuar në filmin e 25-të të agjentit 007 dhe, sipas thashethemeve të fundit hollivudiane, firma mund të jetë më afër se kurrë.

Në një farë mënyre, ndihmë për aktorin që të ndërrojë mendim ishte pushimi kinematografik, që ai ka bërë kohët e fundit. Craig iu dedikua teatrit duke recituar Otellon në Broadway, prodhim i vetë Barbara Broccoli, i cili arriti një sukses të jashtëzakonshëm dhe që mori vlerësime të shkëlqyera.

Ndërkohë, skenaristët Neal Purvis dhe Robert Wade, autorë të filamave të shumtë, i janë përveshur që tani punës, në pritje që Daniel Craig të marrë zyrtarisht impenjimin e fundit në rolin e agjentit sekret.



Lajme të ngjashme