Filmi i jetës së Presidentit Erdoan “Reis” shfaqet edhe në Suedi

Filmi “Reis” në të cilin shpjegohet jeta e Presidentit Rexhep Tajip Erdoan (Recep Tayyip Erdoğan) nga fëmijëria deri në periudhën e Kryetarit të Bashkisë së Metropolit të Stambollit u shfaq në kryeqytetin Stokolm të Suedisë.

Filmi është realizuar nga regjisori Hydaverdi Javuz (Hüdaverdi Yavuz), skenaristi Murat Ozdil (Murat Özdil), aktori Reha Bejollu (Reha Beyoğlu), i cili luan rolin e Presidentit Erdoan, aktorja Ozlem Ballxhë (Özlem Balcı) e cila luan rolin e bashkëshortes së presidentit Emine Erdoan, producenti i filmit ishte Temel Kankëran (Temel Kankıran), ndërsa muzikën e kompozoi Jyxhel Arzen (Yücel Arzen).

Filmi, xhirimi i të cilit është bërë në Republikën Turke të Qipros së Veriut, Stamboll, Kirikale dhe Bursë, zgjatë 1 orë e gjysmë.

Filmi u shfaq në sallën e kinemasë Filmhuset me sponzorizimin e Unionit Demokratik Turk të Evropës (UETD) në Suedi dhe tërhoqi interesin e madh të medias së këtij vendi.

Lajme të ngjashme