Shqipëri – Guri i Kamjes, monument i natyrës dhe objekt turistik i vizitueshëm

Guri i Kamjes, një monument i natyrës pranë fshatit Dardhë të Pogradecit, përfaqëson një formë interesante relievi në trajtën e “një anijeje, që lundron në det të hapur”...

Shqipëri – Guri i Kamjes, monument i natyrës dhe objekt turistik i vizitueshëm

Guri i Kamjes, një monument i natyrës, ndodhet pranë fshatit Dardhë të Pogradecit, në afërsi të Qafës së Lipovës, 1.461 m mbi nivelin e detit.

Përfaqëson një formë interesante relievi në trajtën e “një anijeje, që lundron në det të hapur”.

Eshtë i gjatë rreth 100 m, i gjërë rreth 80 m dhe i lartë rreth 70 m. Forma e tij lidhet me rezistencën më të madhe të konglomerateve që e përbëjnë, në krahasim me argjilat që ndërtojnë territorin përreth tij.

Mbi këtë formë relievi veprojnë proçeset e erozionit dhe era, që e kanë gdhendur në mikroforma të çuditshme. Ka vlera shkencore gjeomorfologjike e gjeologjike, por edhe kulturore, turistike e didaktike me rëndësi lokale.

Mund të vizitohet sipas itenerarit Pogradec-Leshnicë-Trebinjë. Vlen si një destinacion për turizmin e natyrës .



Lajme të ngjashme