2019, Viti i Kulturës dhe Turizmit Turqi-Rusi

Viti 2019 është shpallur “Viti i Kulturës dhe Turizmit” ndërmjet Turqisë dhe Rusisë.

2019, Viti i Kulturës dhe Turizmit Turqi-Rusi

Sipas informacioneve të marra nga Ministria e Kulturës dhe Turizmit me marrëveshjen e nënshkruat gjatë Këshillit të Bashkëpunimit me Nivel të Lartë të bashkëkryesuar nga Presidenti Rexhep Tajip Erdoan dhe kryetari i shtetit të Rusisë Vladimir Putin, Viti 2019 është shpallur “Viti reciprok i Kulturës dhe Turizmit” ndërmjet Turqisë dhe Rusisë.

Në kuadër të marrëveshjes së nënshkruar nga Ministri i Kulturës dhe Turizmit i Turqisë, Nabi Avxhë (Nabi Avcı) dhe Ministri i Kulturës së Rusisë Vladimir Medinsky, përgjatë gjithë vitit 2019 në të dyja vendet do të zhvillohen konferenca në fushën e letërsisë, do të hapen ekspozita, do të jepen koncerte si dhe do të zhvillohen aktivitete të tjera kulturore kinematografike, teatrale, opera dhe bale.

Krahas arteve tradicionale do të zhvillohen ekspozita ku do të sigurohet prezantimi reciprok i arteve bashkëkohore të dyja vendeve.

Televizionet turke dhe ruse do të zhvillojnë projekte të përbashkëta dhe do të mund të shkëmbejnë programe të ndryshme nga njëra-tjetra.

Me anë të këtij zhvillimi pritet që hapat e reja që do të hidhen në marrëdhëniet kulturore të shtojnë vlerat e turizmit në vitet e ardhshme.



Lajme të ngjashme