Tempulli i Qiellit, simboli i Pekinit në UNESCO që nga 1998

Tempulli i Qiellit (Tiantan), një kompleks që prej më shumë se 500 vitesh qëndron i hapur për vizitorët, është përfshirë në listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s në vitin 1998.

Tiantan_cennet tapınağı_Pekin_2.jpg
Tiantan_cennet tapınağı_Pekin_gece.jpg

Një nga komplekset më të mëdha fetare të Kinës, Tempulli i Qiellit, (Tiantan), prej më shumë se 500 vitesh qëndron i hapur për vizitorët.

Tempulli antik është futur në listën e Trashëgimisë Kulturore Botërore të UNESCO-s në vitin 1998. Ai konsiderohet si simboli i kryeqytetit të Kinës, Pekin.

Ndërtimi i tempullit është kryer rreth viteve 1420 nga Dinastia Ming. Pjesa e tij e poshtme ka formën katrore, ndërsa ajo e sipërme është në formën rrethore. Pjesa e poshtme sipas këtij besimi nënkupton tokën, ndërsa ajo e sipërme parajsën.

Tempulli është më i madhi në vend dhe emërtohet ndryshe edhe si kompleksi i tempujve.

Sipërfaqja mbi të cilën ai është ndërtuar është 2 milionë e 700 mijë metra katrorë. Ai është 3 herë më i madh se sa godina, e cila konsiderohet si më e madhja dhe më e sigurta në botë, Qyteti i Ndaluar, i cili shtrihet mbi 720 mijë metra katrorë.

Pjesa që përdoret për lutje dhe që është e përbërë nga tre ndarje çatie në formë rrethi, është 38 metra e lartë dhe 30 metra e gjerë.

Në këtë faltore antike, ngjyra e kuqe e cila simbolizon madhështinë e arkitekturës kineze dhe ajo blu e cila simbolizon bukurinë tregojnë praninë e tyre në një recital harmonik. Pjesa e brendshme e kësaj faltoreje është ndërtuar me një akustikë të mirë, ndërsa pjesën më të madhe të ambienteve e zënë zbukurimet tradicionale kineze.

Disa pjesë të tempullit janë të zbukuruara me punime druri, ndërsa në to është përdorur teknika e quajtur ‘kyndekari’, e cila bën pjesë në artin kinez dhe nënkupton punimin e drurit pa përdorur asnjë gozhdë apo produkt të ngjashëm për bashkimin e pjesëve.



Lajme të ngjashme