Mahershala Ali, myslimani i parë që fitoi çmimin "Oscar"

Mahershala Ali është aktori i parë mysliman që fitoi një çmim "Oscar" si aktori më i mirë jo protagonist në filmin “Moonlight”...

Mahershala Ali, myslimani i parë që fitoi çmimin "Oscar"

Publiku mysliman e njeh për një sërë serish televizive duke filluar nga “House of Cards” dhe tani është fituesi i çmimit "Oscar" si aktori më i mirë jo protagonist në “Moonlight”: Mahershala Ali, aktori i parë mysliman që fitoi një "Academy Award".

Kaliforniani 43-vjeçar, që në film interpreton rolin e “një shpërndarësi të mirë”, Juan, është bërë baba ditët e fundit. Pas ceremonisë së çmimeve "Oscar" në sallën e zyrës së shtypit i tha gazetarëve: “Si artist, puna ime është e njëjtë, feja nuk hyn, puna ime është të tregoj një histori dhe të them të vërtetën, fakti që jam mysliman nuk është i konsiderueshëm.”

Në sallën e zyrës së shtypit tregoi atë që ka përjetuar pas lajmërimit të gabuar të filmit më të mirë dhe pati fjalë shumë të mira për producentët e aktorët e "La La Land".

"U shqetësova kur u bë lajmërimi gabim. Të shikoje gjithë ata njerëz të trazuar më shqetësoi. Ishte një ndjenjë e përzier, nga një anë ishte kënaqësia për fitoren e Moonlight, por nga ana tjetër ishte e dhimbshme të shikoje atë momenti turbullimi", u shpreh ai.

Për Ali, filmat "Moonlight" dhe "La La Land" kanë shumë të përbashkëta edhe pse janë shumë të ndryshëm: “Ditën t’i flasin publikut edhe pse në mënyra shumë të ndryshme.”

Ali kishte si kundërshtare në nominime Jeff Bridges (Hell or High Water), Lucas Hedges (Manchester by the sea), Dev Patel (Lion) dhe Michael Shannon (Nocturnal Animals). Në karrerë e tij televizive ka edhe shumë telefilma: "Crossing Jordan", "CSI: Crime Scene Investigation", "Luke Cage", "Threat Matrix" dhe "Alphas"; ndërsa në kinema ishte në 2016-n në kastin e "Hidden Figures", "Free state of Jones" dhe në të kaluarën, mes të tjerave, në "Hunger Games".



Lajme të ngjashme