Regjisori i “The Salesman” bojkoton “Oscar 2017” si reagim ndaj deklaratave të Trump për emigrantët

Regjisori iranian Asghar Farhadi dhe ekipi i tij bojkotuan ceremoninë Oscar 2017 si reagim ndaj dekretit të Presidentit Donald Trump për ndalimin e hyrjes në Amerikë të qytetarëve nga 7 vende myslimane, në mesi të cilave bën pjesë edhe Irani.

Regjisori i “The Salesman” bojkoton “Oscar 2017” si reagim ndaj deklaratave të Trump për emigrantët

Mijëra njerëz u mblodhën në qendër të Londrës të dielën për të parë pa pagesë shfaqjen në qiell të hapur filmin “The Salesman”, një film iranian që fitoi Oskarin për filmin më të mirë të huaj në ceremoninë e organizuar në Los Anxhelos.

Fituesi i çmimit Oscar 2017 në kategorinë e filmit të huaj, regjisori iranian Asghar Farhadi dhe ekipi i tij bojkotuan ceremoninë e shpërndarjes së çmimeve Oscar 2017, organizuar për të 89-ën herë në qytetin Los Anxhelos të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA), si reagim ndaj dekretit të Presidentit Donald Trump për ndalimin e hyrjes në Amerikë të qytetarëve nga 7 vende myslimane, në mesi të cilave bën pjesë edhe Irani, dhe ndaj deklaratave të presidentit të ri amerikan për emigrantët.  

Në ceremoni Farhadi dërgoi një letër protestuese, të cilën e lexoi inxhinieri dhe astronautja me origjinë iraniane, Anousheh Ansar, i cila u ngjit në podium edhe për të marrë çmimin Oscar në emër të Ansari Farhadi.

 



Lajme të ngjashme