Egjipt - Tempulli Abu Simbel një atrakcion turistik
Rrezet e diellit kanë ndriçuar statujën e faraonit Ramzesi i II-të në tempullin Abu Simbel, që ndodhet në qytetin Asuan të Egjptit, një fenomen i llojit të vet, pasi ndodh vetëm dy herë në vit.

Rrezet e diellit kanë ndriçuar statujën e faraonit Ramzesi i II-të në tempullin Abu Simbel, që ndodhet në qytetin Asuan të Egjptit, një fenomen i llojit të vet, pasi ndodh vetëm dy herë në vit, dhe si i tillë dëshmon për superioritetin arkitekturor të Egjiptit të lashtë.
Numri i madh i turistëve të vendit dhe atyre të huaj të cilët ishin mbledhur rreth tempullit Abu Simbel në mënyrë që të marrin pjesë në fenomenin e depërtimit të rrezeve të diellit në thellësinë e tempullit dhe shkëlqimin të cilin ia bëjnë statujave të faraonëve Ramzesi i II-të, Amona dhe Raa, ndërkohë që statuja e katërt, ajo e Ptahut gjithmonë mbetet në errësirë, sepse përfaqëson perëndinë e botës nëntokësore.
Ky fenomen ndodh vetëm dy herë në vit, në data të njëjta por në muaj të ndryshëm, më 22 shkurt dhe 22 shtator.
Data e parë llogaritet si dita e kurorëzimit për faraonin, ndërsa data e dytë është ditëlindja e Ramzesit të II-të.
Tempulli Abu Simbel ndodhet në krahun e majtë të lumit Nil, ndërkohë që mban edhe epitetin “Tempulli i Madh i Ramzesit të II-të”, i vendosur në listën e UNESCO-s për trashëgimi botërore.
Tempulli është gdhendur 60 metra në brendi të kodrës, dhe në fund të brendisë së tij qëndrojnë statujat.
Llogaritet një mrekulli e arkitekturës egjiptiane, sepse orientimi i tij llogarit në mënyrë të përkryer rrezet e diellit të cilat depërtojnë vetëm dy herë në vit në të gjithë tempullin duke ndriçuar kështu fytyrat e tre statujave.
Për shekuj me radhë tempulli ka qëndruar i mbuluar nga rëra, ndërsa së fundmi është zbuluar në vitin 1813.
Lajme të ngjashme

Agjencia Turke e Promovimit dhe Zhvillimit të Turizmit promovon turizmin turk në Itali
Në Itali u organizua një program i promovimit të Turqisë për agjencitë italiane të udhëtimit.