Muzika në Stamboll fillon më 29 maj, një program 3-javor i "jashtëzakonshëm"

Festivali 45. i Muzikës në Stamboll po përgatitet që të takohet me miqtë e muzikës mes datave 29 maj-21 qershor 2017, me një program “të jashtëzakonshëm”...

673715
Muzika në Stamboll fillon më 29 maj, një program 3-javor i "jashtëzakonshëm"

Festivali 45. i Muzikës në Stamboll po përgatitet që të takohet me miqtë e muzikës mes datave 29 maj-21 qershor 2017, me një program “të jashtëzakonshëm”.

Edicioni i sivjetmë do të nisë me koncertin e hapjes nga violonçelisti 23-vjeçar rumun, Andrei Ionita, fitues i Konkursit Çajkovski për Violonçel në vitin 2015.

Festivali 45. i Muzikës në Stambolli do të presë më shumë se 600 artistë vendorë e ndërkombëtarë, përfshi këtu edhe disa nga ansamblet më të famshme të botës si Filarmonia Ruse e Shën-Petërburgut, Filarmonia e Vjenës, Orkestra e Filarmonisë së Londrës dhe Kuarteti Ebene; solistë të shquar si Huseyin Sermet, Fazil Say, Alina Pogostkina dhe Mathias Goerne, si dhe artistë të gjeneratës së re, në 15 ambiente të ndryshme të Stambollit, ku ia vlen të përmendet veçanërisht Tregu i Mbuluar (Kapaliçarsi).



Lajme të ngjashme