Lindsay Lohan deklarohet në lidhje me interesimin e saj ndaj islamit

Aktorja e famshme amerikane, Lindzi Lohan (Lindsay Lohan), e cila njihet për interesin e saj ndaj fesë islame, bëri deklarata të rëndësishme në lidhje me këtë çështje.

Lohan ka qenë mysafire në programin televiziv “Sivar Shuaib” që transmetohet në Kuvajt, ku ajo deklaroi se falë namazin dhe se gjatë muajit të Ramazanit ka agjëruar 3 ditë dhe për këtë arsye e ndjen vetën shumë mirë.

Ajo gjithashtu bëri të ditur se para disa vitesh është filmuar me një Kuran në dorë dhe për këtë arsye ndjenë keqardhje për paragjykimet dhe komente të këqija të bëra nga ana e njerëzve në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Në lidhje me fotografinë e saj me Kuran në dorë që publikohet shpesh nëpër media, Lohan tha se “Nuk e kisha qëllimin vetëm për ta mbajtur një libër të çfardoshëm në dorë. Kurani për mua është një ngushëllim, është diçka e sigurt që kam në dorë”.

Aktorja e famshme bëri të ditur se përpiqet për ti shkruar disa kapituj nga Kurani në gjuhën arabe, ndërsa shtoi se e ndjenë veten të qetë kur lexon Kuran.

Fjalët Kyçe: Lindsay Lohan , feja islame , Kuran , Kuvajt

Lajme të ngjashme