Mesh'hed shpallet kryeqytet i kulturës i botës islame për vitin 2017

Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Ndihmëspresidenti i Iranit, Shehindoht Mevlaverdi dhe përfaqësuesit e 50 vendeve në nivel të ministrave dhe ambasadorëve.

Mesh'hed shpallet kryeqytet i kulturës i botës islame për vitin 2017

Qyteti Mesh’hed i Iranit është shpallur si kryeqyteti kulturor i botës islame për vitin 2017.

Programi i aktiviteteve që do të mbahen gjatë gjithë vitit në Mesh’hed të Iranit, të shpallur si kryeqytet i kulturës i botës islame për vitin 2017 nga ana e Organizatës Islame e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës pranë Organizatës së Bashkëpunimit Islamik (OBI) gjatë gjithë vitit, filloi me një ceremoni të organizuar.

Ceremonia e hapjes, ku morën pjesë Ndihmëspresidenti i Iranit, Shehindoht Mevlaverdi dhe përfaqësuesit e 50 vendeve në nivel të ministrave dhe ambasadorëve, u mbajt në sallën e konferencave Kudus-u Rezevi të qytetit Mesh’hed.

Prefekti i provincës Horasan-i Rezevi, Ali Riza Reshidijan në fjalën e tij të mbajtur gjatë ceremonisë tha se “Bota islame është e etur për kulturë dhe dialog me origjinë të pastë nga Muhammedi. Ndërsa këta dialogë duhet të sigurojnë më shumë unitet dhe bashkëveprim mes myslimanëve”.

Së bashku me qytetin Mesh’hed të Iranit si kryeqytete të kulturës të botës islame për vitin 2017 janë shpallur edhe kryeqyteti Aman i Jordanisë dhe kryeqyteti Kampala i Ugandës.



Lajme të ngjashme