Rusi – Matrushkat me imazhet e Putin&Trump, më të popullarizuarat
Matrushkat, kukullat tradicionale ruse, me imazhin e presidentit të Rusisë Vladimir Putin dhe presidentit të zgjedhur amerikan, Donald Trump i shikon në shumë dyqane suveniresh në kryeqytetin rus, Moskë.
654451



Pronarët e dyqaneve të dhuratave thonë se matrushkat me imazhin e presidentit të sapozgjedhur amerikan janë shumë të popullarizuara, kur bëhet fjalë për vizitorët.
Matrushka është një lodër ruse prej druri e përbërë nga një kukull që hapet dhe brenda së cilës ka kukulla të tjera më të vogla.
Emrin Matrushka e ka marrë, për shkak se figura përfaqëson nënën.
Zakonisht brendia e saj përmban të paktën gjashtë kukulla të tjera të ngjashme, por në përmasa më të vogla.