“Globi i Artë” – Muzikali “La La Land” thyen çdo rekord

Edicioni 74. i “Globit të Artë”, mbajtur në Beverly Hills të Kalifornisë, SHBA, konfirmoi se filmi i vitit është “La La Land”, i cili dominoi spektaklin duke fituar 7 çmime për 7 nominime...

“Globi i Artë” – Muzikali “La La Land” thyen çdo rekord
Muzikali “La La Land”, 7 çmime “Globi i Artë” për 7 kandidatura
Muzikali “La La Land”, 7 çmime “Globi i Artë” për 7 kandidatura

Edicioni 74. i “Globit të Artë”, mbajtur në Beverly Hills të Kalifornisë, SHBA, konfirmoi se filmi i vitit është “La La Land”, i cili dominoi spektaklin duke fituar 7 çmime për 7 nominime. Me çmime u vlerësuan edhe aktorët protagonistë të muzikalit, Emma Stone dhe Ryan Gosling.

“Globi i Artë” rezultoi sërish një ndër spektaklet më të ndjekura anembanë botës, menjëherë pas atyre të shpërndarjes së çmimeve “Oscar” dhe “Grammy”.

Edicioni 74. i “Globit të Artë”, mbajtur në Beverly Hills të Kalifornisë, SHBA, konfirmoi se filmi i vitit është “La La Land”, i cili dominoi spektaklin duke fituar 7 çmime për 7 nominime. Me çmime u vlerësuan edhe aktorët protagonistë të muzikalit, Emma Stone dhe Ryan Gosling.

Kështu, “La La Land” shpallet zyrtarisht “filmi i vitit” duke shkuar drejt çmimeve “Oscar” si favoriti numër një. Ai kishte shtatë kandidatura dhe po aq çmime fitoi: Filmi më i mirë, aktorja më e mirë protagoniste dhe aktori më i mirë protagonist (Emma Stone dhe Ryan Gosling), skenografia më e mirë dhe regjisori më i mirë (Damien Chazelle), kolona zanore më e mirë dhe kënga më e mirë (City of Stars).

Aktorja e famshme, Meryl Streep, që mori çmimin e karrierës, në fjalën e rastit sulmoi Presidentin e zgjedhur të SHBA-së, Donald Trump, duke u shprehur me fjalët: “Nëse në Hollivud largojmë të gjithë ata, që nuk kanë lindur këtu, nuk do të ngelej gjë tjetër për të parë vetëm futboll dhe arte luftarake, të cilat realisht nuk janë një art.”

Muzikali ka thyer çdo rekord. Ai është filmi, që ka fituar më shumë çmime në historinë e “Globit të Artë”, duke konfirmuar pasionin e vërtetë të gazetarëve të Shoqatës së Shtypit të Huajt të Hollivudit (HFPA) për muzikalët që nga edicioni i parë i vitit 1952, kur fitoi “Një amerikan në Paris” i regjisorit Vincente Minnelli.

Casey Affleck, vëllai i më të famshmit Ben, fitoi çmimin si aktori më i mirë dramatik për interpretimin e tij në “Manchester by the Sea”, prodhim i cili, pavarësisht parashikimeve në favorin e tij, nuk rezultoi si filmi më i mirë dramatik.

Ndërsa çmimi për dramën televizive më të mirë shkoi për serialin “The Crown”.

Çmimi më i rëndësishëm i mbrëmjes iu akordua filmit “Moonlight”.

Një tjetër befasi në mbrëmjen e “Globit të Artë” ishte gjithashtu çmimi si aktorja më e mirë dramatike për Isabelle Huppert, për rolin e saj në filmin “Elle” të regjisorit Paul Verhoeven. Filmi në frëngjisht fitoi edhe në kategorinë si filmi më i mirë në gjuhën e huaj.



Lajme të ngjashme