Lajmi për turizmin shqiptar thyen rekordet e revistës zvicerane

Ishte e lehtë, në bazë të reagimeve me shkrim ndaj artikullit, të konstatohej se ishte para së gjithash komuniteti i madh shqiptar në Zvicër dhe në Gjermani ai që e kishte pëlqyer artikullin dhe e kishte shpërndarë atë me zell...

Lajmi për turizmin shqiptar thyen rekordet e revistës zvicerane

Shqipëria, së shpejti Spanja e re?” Artikulli me këtë titull, i publikuar në muajin gusht 2016 nga revista zvicerane e specializuar për turizëm “travelnews.ch”, ka thyer të gjitha rekordet e kësaj reviste.

Siç shkruan “travelnews.ch” në publikimin online të fundvitit, autori i artikullit në fjalë kishte udhëtuar nëpër Ballkan, ku kishte zbuluar sharmin e Shqipërisë dhe kishte shkruar lidhur me bumin turistik, mundësitë e pafundme dhe vendet më të bukura si Gjiri i Lalzit.

“Lexuesve tanë nga fusha e turizmit, por edhe nga faqja e konsumatorëve, u ka pëlqyer artikulli dhe pastaj ai është shpërndarë pa numër përmes mediave sociale. Në këtë mënyrë, falë fenomenit të mediave sociale, ai u avancua madje në artikullin më të lexuar të vitit.

Ndërkaq, ishte e lehtë, në bazë të reagimeve me shkrim ndaj artikullit, të konstatohej se ishte para së gjithash komuniteti i madh shqiptar në Zvicër dhe në Gjermani ai që e kishte pëlqyer artikullin dhe e kishte shpërndarë atë me zell. Në këtë mes edhe portalet si ai i Shoqatës Zvicër-Shqipëri”, shkruan “travelnews.ch”.



Lajme të ngjashme