Sunaj Raça kandidat për çmimin ‘Aktori më i mirë’ në Idyllwild

Filmi ‘Home’ është i bazuar në ngjarje të vërtet dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimin në mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore.

Sunaj Raça kandidat për çmimin ‘Aktori më i mirë’ në Idyllwild

Aktori kosovar, Sunaj Raça është nominuar për çmimin ‘Aktori më i mirë’ në Idyllwild International Festival Of Cinema, për performancën e tij në filmin “Home”, film i metrazhit të shkurtër me skenar dhe regji nga More Raça dhe producent Sunaj Raça.

Festivali që mbahet në Idyllwild të Kalifornisë, fillon më datë 5 janar ndërsa ceremonia e ndarjes se çmimeve do të mbahet më datë 15 janar 2017.

Aktori Sunaj Raça është shprehur se “Është një festival shumë i rëndësishëm sidomos për filmin e pavarur, këtë nominim e vlerësoi shumë pasi që për çdo vit në këtë festival konkurrojnë një numër i madh i filmave me vlera të mëdha nga e gjithë bota. Është një konkurrencë e madhe por patjetër që shpresoj se do të triumfoj”, ka thënë aktori Sunaj Raça për KultPlus.

Filmi ‘Home’ është i bazuar në ngjarje të vërtet dhe paraqet konfliktin për çështje trashëgimin në mes të vëllait dhe motrës, në mes të drejtës tradicionale dhe asaj ligjore. Në këtë film luajnë: Xhejlane Tërbunja, Sunaj Raça, Kumrije Hoxha, Bekim Mulaj, Florentina Ademi, Veton Osmani, Albulena Bardhi, Mirsad Ferati, Don Raça, Gani Morina. ‘Home’, është prodhim i shtëpisë filmike ‘Arena’ dhe është i mbështetur nga Qendra Kinematografike e Kosovës.



Lajme të ngjashme