Operacioni “Burimi i Paqes”

Qëllimi ynë është paqja
objektivi është terrorizmi

Zëri i Turqisë merr Çmimin Agahi, oskari pakistanez

Javeria Siddique, gazetare që është duke u përgatitur një program për Redaksinë e Gjuhës Urdu të TRT-Radio Zëri i Turqisë, fitoi Çmimin Agahi për Kategorinë e Bujqësisë 2016...

Zëri i Turqisë merr Çmimin Agahi, oskari pakistanez

Në Islamabad janë dorëzuar Çmimet Agahi, të njohura gjerësisht si Oskari i Pakistanit.

Javeria Siddique, gazetare që është duke u përgatitur një program për Redaksinë e Gjuhës Urdu të TRT-Radio Zëri i Turqisë, fitoi Çmimin Agahi për Kategorinë e Bujqësisë 2016.

Programi i Javeria Siddique mbi shoqërinë pakistaneze, transmetuar në gjuhën urdu nga TRT-Radio Zëri i Turqisë, u bë i famshëm brenda një kohe të shkurtër në Pakistan.

Çmimi Agahi iu dha gazetares Siddique për artikujt dhe radioprogramin e saj në radio në lidhje me kopshtarinë.

Artikuj e saj kanë rritur ndjeshëm vetëdijen në lidhje me kultivimin e fruta-perimeve.

Në Pakistan u prezantuan mbi 3.500 kandidatë për Çmimet Agahi në 35 kategori të ndryshme, duke përfshirë gazetat, televizionin, radion dhe internetin.

Çmimet Agahi ngjallën interes të lartë sidomos në mesin e gazetarëve duke arritur më shumë se 6 milionë njerëz përmes medias sociale, ndërkohë që morën votën e pothuajse 1,5 milionë njerëzve në kategorinë për çmimin “Zgjedhja e Popullit”.

Falë kategorisë “Zgjedhja e Popullit, oskari pakistanez ka analizuar për herë të parë të dhënat dhe ndjeshmërinë e njerëzve.



Lajme të ngjashme