Bota islame sot kremton Natën e Mevludit

Kreu i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Mehmet Gormez publikoi një mesazh me rastin e natës së Mevludit.

Bota islame sot kremton Natën e Mevludit

Sot bota islame kremton natën e Mevludit.

Kreu i Entit të Çështjeve Fetare të Turqisë (Diyanet), Mehmet Gormez publikoi një mesazh me rastin e natës së Mevludit.

Mehmet Gormez mesazhin e tij e filloi me fjalët: “Padyshim se myslimanët janë ata të cilët do ti prezantojnë gjithë njerëzimit udhërrëfimin e Profetit Muhammed”.

“Ashtu siç Profeti i islamit e ngriti njerëzimin në nivele të larta nga nivelet më të ulëta ku kishte rënë, ashtu edhe ne sot me shembujt dhe udhërrëfimin e tij do të mund ti kapërcejmë të gjitha llojet e sprovave dhe vështirësive dhe mund të arrijmë lartësimin e dëshiruar shpirtëror”, deklaroi Gormez.

Në fund të mesazhit të tij Mehmet Gormez shpreh urimet e tij botës islame me këto fjalë: “Lus Allahun që nata e Mevludit të sjell qetësi për të gjithë myslimanët, që të forcoj lidhjet tona vëllazërore me qëllim që njerëzimi ti kapërcej të gjitha vështirësitë në të cilat ndodhet dhe të hapë dyert e reja të mëshirës së tij”.



Lajme të ngjashme